Votimet monopartiake/ Glover: Vendimet e KQZ-së me pikëpyetje

516
Sigal

Ambasadorja Audrey Glover e cila drejton misionin e vëzhguesve të OSBE-ODIHR ka lëshuar kritika sidomos në drejtim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

E pyetur nga gazetarët nëse OSBE-ODIHR i shikon vendimet e KQZ-së të duhura apo jo, Glover u shpreh se ky komision vazhdoi detyrën për të organizuar zgjedhjet.

‘Disa prej vendimeve të marra nga KQZ-ja ishin konstruktive, por gjithashtu kishte vendime të tjera të këtij komisioni që janë me pikëpyetje’, u shpreh Audrey Glover.