Vorpsi: “Prioritet, jeta e qytetarëve dhe parandalimi i katastrofave të mundshme”

453
Sigal

Shtabi i Emergjencave në Prefekturën e Tiranës është mbledhur me urgjencë rreth orës 13:50 me urdhër të Prefektit të Tiranës, Sadi Vorpsi i cili ka kërkuar takimin për koordinimin e punës dhe rritjen e gatishmërisë në qark.

Vorpsi ka kërkuar nga strukturat të kenë prioritet jetën e qytetarëve dhe parandalimin e katastrofave.

“Prioritet jeta e qytetarëve dhe parandalimi i katastrofave të mundshme. Të garantohet kalueshmëria në akset rrugore. Rëndësi e veçante t’i jepet sigurisë së banorëve”, ka porositur Vorpsi.

Ndërkohë që për shkak të situatës së rënduar nga reshjet në Qarkun e Tiranës, policia dhe zjarrfikësit janë në terren me forca shtesë. Nga Shtabi i Emergjencave bëhet e ditur se rezervat e shtetit janë gati për mbështetje të mundshme.