Vokshi-Bashkisë: Ndalo shpërnguljen me dhunë të romëve nga Parku për te Liqeni

433
Sigal

Kryetarja e Komisionit për Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, Albana Vokshi, i kërkon Bashkisë së Tiranës kërkoj të anullojë vendimin për shpërnguljen me dhunë të 44 familjeve nga zona e Parkut Kombëtar në Tiranë, deri në gjetjen e një vendstrehimi të përshtatshëm dhe të mirëpritur nga vetë komuniteti rom dhe egjiptian. Përmes një letre të hapur drejtuar kryetarit Erion Veliaj, Vokshi kërkon informacion se ku kanë përfunduar familjet e rome dhe egjiptiane, të dëbuara me forcë nga zona e Liqenit Artificial.

Vokshi: “Dhjetra familje rome dhe egjiptiane përjetuan këtë javë shpënguljen barbare në presion psikologjik dhe policor, ku u përfshinë edhe inspektorët e IKMT-s. Në aksionin racist me polici e fadroma u përndoqën edhe këshilltarët e djathtë, të cilët ngritën zërin në mbrojtje të të Drejtave të Komunitetit Rom dhe Egjiptian, të shpërngulur me forcë. Në mbështetje të reagimit të Avokatit të Popullit dhe Amnesty International, lëvizjes globale në mbrojtje të Drejtave të Njeriut, kërkojmë të sqarohen rrethanat e këtij aksioni racist të ndërmarrë nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës”.
Sipas Vokshit, Parlamenti dhe institucionet përgjegjëse qeveritare duhet të angazhohen në plan veprimin për ofrimin e një zgjidhje të qëndrueshme të strehimit, punësimit dhe ofrimit të shërbimeve të munguara për komunitetin rom dhe egjiptian.