Sigal

 Në vijim të mbledhjes tek Komisioni i Medias, kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi, i ka ndërprerë fjalën drejtorit të Hipotekave,Valdrin Pjetri. Gjatë debateve në Komision, Vokshi ka replikuar edhe me socialistin Besnik Bare, dhe ish-ministrin Ilir Beqja, të cilin e akuzoi sërish për koncesionet në fushën e Shëndetësisë.

Replikat e plota:

Vokshi: Fike mikrofonin, ta jap unë fjalën.

Bare: E drejtoni këtë komision sikur po bëni luftë

Vokshi: Nuk e zgjidhni dot ju opozitën.

Pjetri: Në datën 9 dhe 10 mora ftesën në Komision për t’u paraqitur. Kohë e pamjaftueshme për të sjellë informacion.

Vokshi: Cila prej pikave nuk duhet që ju t’iu përgjigjeshit.  Na duhet informacion sa tokë ka “Fusha”.

Pjetri: Në kërkesën tuaj se keni përmendur Fushën.

Boçi: S’je shtatanik se je 1.90 i gjatë. Ne kemi kërkuar cila është prona e privatit, ti mund të thoje pa emër “Prona private ka kaq”. Ti zhytesh në thellësi për të fshehur këtu. Baza e këtij diskutimi është ligji Fusha. Vetë Fusha e ka dhënë pëlqimin e tij. Vetë Kryeministri ka thënë në Parlament që Fusha do zhvillojë këtë truall pasi ka tokë.

Vokshi: Çfarë të negociojmë tokën?

Boçi: Thirrja jote këtu para komisionit ka kontekst shumë të thjeshtë. Fusha Company sa sipërfaqe ka? Sa është pjesa e shtetit? Sa është sipërfaqja që ka Fusha? Ky është thelbi i debatit parlamentar.

Vokshi: Beqja jeni shumë nervozë. Sa herë ka diskutim koncesionesh ndërhyn. I ke dhënë 400 e ca mln asaj për koncesionet.

Beqja:Jo jo, i kam  dhënë 100 mln javë për javë. Tani, kjo është kërkesa. Kjo është kartela që ka shteti shqiptar, tani kërkoni hartën. Bëni një kërkesë të dytë.