Vokopola, ballkoni i ngritjes së flamurit të 100-vjetorit të Pavarësisë për Beratin

3004
Sigal

Bashkia e Urës-Vajgurore ka zhvilluar një seminar shkencor për nder të 100-vjetorit të ngritjes së flamurit në fshatin Vokopolë. Në këtë seminar merrnin pjesë profesor Llukan Heqimi, historiani Mihal Bardhi, Dr. Prof. Luçi Stefa etj.. Referuesit e vunë theksin tek historia dhe meritat që ka ky fshatë me patriotët e tij. Në këtë takim ata u shprehën se 30 Nëntori i vitit 1912 është një eveniment i rëndësishëm sa atdhetarët e patriotët për komunitetin tonë dhe mbarë kombin. Kjo datë simbolizon ngritjen e Flamurit të Pavarësisë 100 vjet më parë. Të pranishmit në referatin e tyre u shprehën se Vokopala patriotike pati djalin e saj, Kostandin Gjorga i cili ngriti flamurin me urdhër të Ismail Qemalit për gjithë Qarkun e Beratit. Ky akt frymëzoi breza të tërë në komunitetin e Beratit

Vokopola

Vokopola është një fshatë me traditë të lartë patriotike dhe kulturore dhe para 100 vjetësh ka qenë dhe ballkoni i ngritjes Flamurit Kombëtar. Për zonën e Beratit doktori Kostandin Gjorga mik i ngushtë i Ismail Qemalit me porosi të tij pas ngritjes flamurit të Pavarësisë në Vlorë shkoi në Berat  për të zbatuar porosinë, por hasi vështirësi të madhe nga pashai i Beratit dhe xhandarmëria ai kthehet dhe shkon në fshatin e lindjes Vokopolë. Aty më 30 Nëntor 1912 Kostandini me shokët nismëtarë që e shoqëruan atë dhe me mbështetjen e patriotëve të zonës së Sinjës, Shpiragut e mesit të Urave kreu aktin e madh të ngritjes së flamurit të Pavarësisë, në këtë fshat që aktualisht ndodhet 11 kilometër larg qytetit të Urës- Vajgurore.

Kryeplaku i fshatit Vokopolë,

 Llukan Prifti

Llukan Prifti kryeplaku i fshatit Vokopolë shprehet krenarë në lidhje me ngritjen e flamurit në këtë zonë. “Të gjithë ndihemi krenar për këtë datë historike që plotëson 100-vjetorin e Pavarësisë kombëtare. Vokopola e ka mbajtur dhe do ta mbajë në shekuj lartë flamurin e patriotit Kostandin Gjorga. Ajo ka qenë, është e do të mbetet burim frymëzimi për brezat që e pasojnë. Vokopola është një nga zonat patriotike dhe si e tillë ajo meriton me shumë”, tha Prifti.

KUSH ISHTE KOSTANDIN GJORGA

Ai u lind në vitin 1859 në fshatin Vokopolë në një familje patriotësh. Mësimet e para i mori në fshatin e lindjes. Shkollën e mesme e përfundoi në Stamboll, pranë babait të tij Stefanit, i cili emigroi në Turqi dhe punoi në Stamboll me ndihmën e miqve të tij. Regjistrohet dhe vazhdon studimet e larta në qytetin e Bursës për farmacistë. Në vitet e studimeve ai u njohë me bashkëkombësit shqiptarë patriot që luftonin për zgjidhjen e çështjes shqiptare, aty njihet me Ismail Qemalin. Kthehet në vendlindje pa shkëputur lidhjet me atdhetarët e patriotët. Hapë një farmaci në Vlorë dhe bëhet me influencë, ku njihet dhe me patriotin Luigj Gurakuqi. Merr pjesë në ngritjen e flamurit më 28 Nëntor 1912 në Vlorë dhe merr përsipër ngritjen e flamurit në Berat.