Vogëlushja 2-vjeçare dërgohet në Turqi për mjekim të specializuar

507
Gjendja e rëndë e foshnjës 2-vjeçare, pas djegies ka detyruar kryeministrin Edi Rama të mundësojë dërgimin e saj për mjekim më të specializuar në Turqi. Altea Jubani aktualisht po luftonte jetën, pasi është djegur në 70% të trupit. Ndërkohë është vendosur të dërgohet për trajtim të specializuar në Turqi. Kryeministri Edi Rama kërkoi informacion mbi gjendjen shëndetësore të saj, pas të cilit është kujdesur për t’i siguruar një kurim më të specializuar dhe të menjëhershëm. Ndërkohë, deputetja Ogerta Manastarliu, e cila vizitoi 2-vjeçaren në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, konfirmoi se tashmë është siguruar transportimi i saj në një klinikë të njohur për trajtime të tilla në Turqi. Sipas Manastarliut, gjendja e vogëlushes paraqitet e rëndë, ndaj u mundësua edhe ndërhyrja sa më e shpejtë për t’i shpëtuar jetën.
Sigal