Vodhi kishën në Durrës, momenti kur grabitësi largohet

541
Sigal

Famullia “Shën Domeniku” në Durrës, ra pre e grabitjes pak ditë më parë, ku një person ende i paidentifikuar ka thyer arkën ku besimtarët hedhin të holla duke marrë të gjitha paratë që ndodheshin brenda.

Ndërkohë famullia ka publikuar pamjet filmike të kamerave të sigurisë lidhur me autorin e kësaj ngjarje. Një person i paidentifikuar, i ri në moshë, grabiti arkën e bamirësisë, kontributet e besimtarëve për njerëzit në nevojë.

Ajo shkruan përkrah fotove dhe videove paratë e vjedhura janë lekë të popullit që përdoren për t’iu ardhur në ndihmë nevojtarëve dhe për punimet në Kishë, duke bërë thirrje për bashkëpunim për të identifikuar autorin.

“Të vjedhësh është mëkat…akoma më shumë kur vjedh në Kishë! Të dielën, Festa e Rrëshajeve, një person ka vjedhur para në Kishën tonë.

Janë lekë të popullit që përdoren për t’iu ardhur në ndihmë nevojtarëve dhe për punimet në Kishë.

Le të bashkëpunojmë me Policinë e Shtetit duke identifikuar këtë person. Njëkohësisht lutemi për të dhe për bashkësinë tonë famullitare që të këtë gjithnjë e më shumë një ndërgjegje të pastër”, shkruan Famullia.