Vodhi dhe shkatërroi biçikletën me pagesë, arrestohet i riu

562
Sigal

Një 24-vjeçar ka vjedhur një prej biçikletave me pagesë në Tiranë, dhe më pas i shkatërroi mekanizmin lidhës.

Bëhet fjalë për Avni Bukën, 24 vjeç, i cili u ndalua nga shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.3.

Burimet zyrtare saktësojnë se “ky shtetas, pasi vodhi një biçikletë me pagesë të Bashkisë u ndalua nga shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.3 në rrugën “Lord Bajron”, gjatë kohës që po qarkullonte me të”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale të “Vjedhjes”.

As kjo iniciativë nu i ka shpëtuar vandalizmit nga persona të papërgjegjshëm.