Vodhi banesën e të moshuarit italian, arrestohet hajduti shqiptar

614
Një 29-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet për një seri vjedhjesh. Rasti i fundit i vjedhjes ishte banesa e një 96-vjeçari italian, të cilit shqiptari i kishte marrë një televizor, një sasi të hollash chash si dhe karburant nga një rezervuar traktorësh.
Arrestimi i të riut shqiptar, identiteti i të cilit nuk dihet, u bë mbrëmjen e djeshme nga karabinierët e Borgo Santa Maria-s.
‘Libero’ shkruan se shqiptari akuzohet për vjedhje të tre banesave si dhe një të mbetur në tentativë, ngjarje që kanë ndodhur gjatë verës.
Sigal