Vodhi 2 automjete në Tiranë, bie në pranga 28-vjeçari në kërkim

567
Sigal

 

Një 28-vjeçar, i shpallur në kërkim për vjedhje të kryer në bashkëpunim është ndaluar dhe më pas arrestuar nga policia e Tiranës.

Genc Logu, banues në kryeqytet dhe i dënuar me 4 vite burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Tiranë, në bashkëpunim me tre shtetas të tjerë vodhi në zonën  e Don Boskos dhe në rrugën “Artan Lenja” dy automjete.

Mësohet se shtetasi në fjalë rezulton edhe me precedentë të mëparshëm penalë.

Materialet përkatëse iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.