Sigal

Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi dyshohet se kanë vjedhur një portofol brenda makinës së një mjeti tip “Benz” në Vorë. Paulin Tusha dhe E.P. 17 vjeç, të dy banues në Vorë, janë arrestuar ditën e sotme, ndërkohë që si prova materiale iu janë sekuestruar edhe sendet e vjedhura prej tyre. Ata dyshohet se kanë kryer edhe disa vjedhje të tjera.

Njoftimi i plotë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë datë 25.09.2018, ku gjatë natës në Vorë, persona të paidentifikuar pasi kanë thyer xhamin e mjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. B., kanë marrë një portofol të ndodhur brenda në mjet.

Identifikohen, kapen dhe arrestohen 2 autorët e dyshuar.

Dokumentohet me prova ligjore që këta dy shtetas janë autorë edhe të dy vjedhjeve të tjera.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dhe sendet e vjedhura nga këta shtetas.

Nga Specialistët e Hetimit të Krimeve të Komisariatit të Policisë Vorë, pas një pune intesive hetimore u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i dy autorëve të dyshuar, shtetasve :

– Paulin Tusha, 21 vjeç, banues në Vorë.

– E. P., 17 vjeçe, banuese në Vorë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin më datë 25.09.2018, gjatë natës në Vorë, pasi kanë thyer xhamin e mjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. B., kanë marrë një portofol të ndodhur brenda në mjet.

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe proceduriale rezulton se shtetasit e mësipërm janë autorë të dyshuar edhe të dy vjedhjeve të tjera, konkretisht :

– Më datë 09.09.2018 në Vorë kanë vjedhur banesën e shtetasit N. Gj.

– Më datë 20.08.2018, në Vorë kanë vjedhur sende në mjetin në pronësi të shtetasit M. D.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sende të dyshuara të vjedhura nga këta shtetas :

– një sasi monetare në lekë dhe në euro
– bizhuteri
– sende të ndryshme
– sendi me të cilin kryenin thyerjen e xhamave dhe hapjen e grilave .

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të lartpërmenduri për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 134/25 i Kodit Penal.