Vodhën ndihmat për të prekurit e tërmetit. Gjykata lë në burg shefin e rendit dhe zjarrfikësin

583
Sigal

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Altin Zekën, shefin e rendit në Komisariatin e Rinasit, Alban Taullën, kunatin e tij zjarrfikës pranë repartit të Kombinatit.

Ndërsa për efektivin e policisë së Rinasit, Ervin Haxhillari, që në këtë vjedhje ka shërbyer si shofer i furgonit të policisë, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Dy ditë më parë u publikua në media një video ku shfaqej një punonjës policie i cili çonte ndihmat për të prekurit e tërmetit në shtëpinë e tij.

Policia sot njofton se për këtë çështje janë arrestuar, Shefi i Seksionit të Rendit pranë Komisariatit Rinas bashkë me komandant skuadrës në Rinas, A.T dhe një punonjës të shërbimit zjarrfikës pranë PMNZSH Kombinat, me iniciale A.T.

Sipas policisë ata akuzohen se kanë përvetësuar, një sasie të konsiderueshme pakosh ushqimore, të destinuara për banorët e prekur nga tërmeti dhe mbi ta rëndon akuza për ” mashtrim në bashkëpunim”.

Policia njofton se procedimi i tyre u krye pas hetimeve të zhvilluara në lidhje me publikimin e një video në media.