Vodhën farmacinë, arrestohet një prej autorëve

481
Sigal

Është arrestuar një prej autorëve të grabitjes së një farmacie në qytetin e Vlorës. 37-vjeçari me iniciale R.A., në bashkëpunim me 3 persona të tjerë kanë vjedhur farmacinë.

Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi 2 kriko, 1 kaçavide dhe një palë dorashka.

Për të arrestuarin po merren masat e mëtejshme, ndërkohë që vazhdon kërkimi për personat e tjerë të përfshirë në ngjarje.