Vlorë,pranga pronarit të agjencisë trafik droge me autobusë në Greqi

479
Sigal

VLORE – Pronari i një agjencie udhëtimesh në qytetin e Vlorës dyshohet se trafikonte marijuanë nga Shqipëria drejt Greqisë përmes autobusëve të firmës së tij.

Mbi këto dyshime policia e qytetit bregdetar arrestoi 50-vjeçarin Bejor Revaj, pronar i agjencisë së udhëtimeve “Eurolines” sh.p.k. Sipas bluve të Vlorës, Revaj dyshohet se ka organizuar trafikimin e sasive të konsiderueshme të lëndës narkotike të llojit marijuanë nga vendi ynë në drejtim të shtetit fqinj duke përdorur autobusët e agjencisë. 

Po ashtu, në prangat e Policisë së Vlorës ranë edhe tre shoferë të autobusëve të agjencisë të linjës Vlorë-Athinë. Sotiraq Sholla, Arjan Balloma dhe Gëzim Bala dyshohen se kanë pasur dijeni për trafikimin e lëndës narkotike, e cila fshihej në shasinë e autobusëve.