Vlorë, zbulohet tuneli i trafikut, shoqërohen efektivët e policisë

589
Sigal

VLORË – Zbulohet një tunel në zonën e hidrovorit në Vlorë që mendohet se përdorej nga trafikantët për të fshehur mjetet motorike për trafikun e lëndës narkotike drejt Italisë. Ndërkaq për këtë arsye gjatë ditës së sotme janë shoqëruar edhe disa efektivë të Policisë së Kufirit. Këta efektivë janë shoqëruar për tu marrë në pyetje nëse, kanë dijeni në lidhje me këtë tunel që përdorej për trafiqe të ndryshme nga Vlora në drejtim të Italisë. Burime nga policia e qytetit bregdetar kanë bërë të ditur se, tuneli ndodhet në Akerni në afërsi të Novoseles dhe del në pyllin e Sodës.  Brenda është gjetur dhe një gomone 9 metra e gjatë. Policia ka ushtruar kontrolle të imtësishëm në gjithë zonën. Sipas të dhënave të para nga policia e Vlorës mësohet se tuneli përdorej si bazë për të nisur mjete lundruese të ngarkuara me lëndë narkotike drejti në Itali. Në tunel u gjet dhe një zetor, gjenerator dhe pajisje të ndryshme. Nisin hetimet për zbardhjen e rrjetit të trafikantëve.