Vlorë/ Vritet me thikë 32 vjeçari

498
Sigal

Një 32 vjeçar humbi jetën pas një sherri në lagjen “Partizani” të Vlorës. Sherri është shënuar rreth orës 13: 45 minuta të 17 janarit 2017 rrugës së spitalit.
“Për motive të dobëta është plagosur me mjet prerës shtetasi Armando Rrapaj, 32 vjeç, banues në Vlorë” informon policia.
Policia ka bërë të mundur identifikimin e dy personave të tjerë të përfshirë në konflikt, dy vëllezërit Klevis Merkaj dhe Novruz Merkaj ku njëri është arrestuar nga Policia ndërsa tjetri në kërkim.
Policia informon se njëri prej vëllezërve është arrestuar ndërsa vëllai tjetër Novruz Merkaj ka mundur të largohet nga vendi i ngjarjes, por po punohet për kapjen dhe arrestimin e tij.
I riu u dërgua në spital por humbi jetën vetëm pak minuta pasi mbërriti në spitalin rajonal të qytetit.
Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.