Pas ngjarjes tragjike të ndodhur në Vlorë, ku 8 persona mbetën të vrarë, ka folur edhe një i afërm ,  i cili ka zbuluar për Faxnews, edhe emrat  e viktimave.

Ai është shprehur se 24 vjeçari Ridvan Zykaj, nuk njihej  si person problematik në fshatin Resulaj të Selenicës.

Ndërkaq sipas tij  masakra ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit,  sepse brenda familjeve nuk ka patur konflikt të mëparshëm. Mësohet se autori jetonte me familjen ndërsa ishte edhe shumicën e kohës e kalonte duke ruajtuar bagëtitë.

Ndërkaq dëshmitari ka zbuluar se  autori në moshën 16 vjeçare ka pësuar në vendin e punës një “fatkeqësi”, që e ka lënë me djegie në 70 përqind të trupit.  Sipas dëshmitarit 24 vjeçari menjëherë është transportuar drejt spitalit të Tiranës, ku është kuruar edhe për rreth 4-5muaj.

“ Nuk kanë patur konflikte të mëparshme. Ka qenë një herë i sëmuri ka pasu një djegie 70 përqind të trupit ku është transportuar në spitalin e Tiranës. Që nga ajo kohë ka pasur djegie, po bën 7-8 vjet kjo gjë”, është shprehur dëshmitari.