Sigal

Një sasi tritoli është gjetur i paketuar, në lagjen ‘Kushtrimi’ në Vlorë pranë drejtorisë së Policisë. Dyshohet se i është vënë eksploziv një makine.

Lënda plasëse është konstatuar pranë makinës tip BMW nga pronari i automjetit i cili ka njoftuar policinë.

Ndërkohë policia ka rrethuar zonën dhe pritet mbërritja e forcave xheniere.