Vlorë -Trafikanti braktis mjetin me lëndë narkotike dhe zhduket, policia sekuestron 58 kg kanabis sativa

578
Policia e Vlorës ka sekuestruar 58 kg lëndë narkotike kanabis sativa në një automjet në aksin rrugor Orikum-Vlorë, pas informacioneve se me të dyshohej se transportohej lëndë narkotike.

Sigal

Menjëherë gjatë ndjekjes, Policia i ka dhënë shenjë për të ndaluar mjetit tip “Mitsubishi-Pajero” me targë AA 281 MZ, por automjeti ka shtuar shpejtësinë në drejtim të Vlorës dhe rreth 50 m afër kryqëzimit për në fshatin Radhimë, është gjetur i braktisur ndërsa autori ka mundur të largohet duke përfituar nga errësira.

Nga kontrolli i ushtruar brenda në automjet, seksioni për hetimin e narkotikëve ka gjetur një sasi me lëndë narkotike me peshë totale prej 58 kg (kilogram) lëndë narkotike të llojit Cannabis Sattiva.

Lënda narkotike ishte e ndarë në 3 pako, mbështjellë me qese celefoni ngjyrë kafe, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se në këtë vepër penale dyshohet se është i implikuar shtetasi Z.M., 33 vjeç, banues në fshatin Tragjas, Vlorë, i cili u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen dhe arrestimin e tij.

Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të këtij shtetasi, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.