Vlorë/ Shpërndante drogë në dyert e shkollave, kush është i ndaluari nga policia

474
Sigal

Një 41-vjeçar, i quajtur Muhamet Velo, ka rënë sot në prangat e policisë së Vlorës.

Shkak për arrestimin e tij u bë se në momentin e ndalimit iu gjetën 56 doza kanabis.

Velo mësohet i shpërndante dozat e drogës në afërsi të shkollave si dhe qendrave të internetit.

Policia bën të ditur se ai është arrestuar në një nga rrugicat e lagjes “Partizani” ku edhe banonte.

Po kështu në një distancë të afërt u kapën edhe R. Xh, 23 vjeç, i cili është vënë nën hetim, pasi pas kontrollit personal iu gjet një dozë kanabisi, e cila dyshohet të jetë shitur nga shtetasi Muhamet Velo.

I arrestuari u vu në pranga falë operacionit ‘PlayStation’ dhe tashmë duhet të përgjigjet në akuzën për ‘Prodhim dhe shitje të narkotikëve’.