Sigal

Policia në Vlorë ka sekuestruar armë zjarri, municione luftarake, motorra për mjetet ujore, automjete dhe lëndë narkotike.

Ndërkohë është arrestuar dhe poseduesi i tyre, një 25-vjeçar me emrin Denis Muhametaj, 25 vjeç, banues në Llakatund, Vlorë.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Finalizohet operacioni policor i koduar ”Mercury”

Sekuestrohen armë zjarri, municione luftarake, motorra për mjetet ujore, automjete dhe lëndë narkotike

Arrestohet në flagrancë një 25 vjeçar si poseduesi i tyre

Specialistët e  Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme  në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë si dhe në kuadër të një pune disa javore për kapjen e personave që kryejnë veprimtari kriminale dhe që posedojnë armë zjarri pa leje kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar ”Mercury”, ku si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi:

Denis Muhametaj, 25 vjeç, banues në Llakatund, Vlorë.

Në banesën e shtetasit të lartpërmendur në fshatin Llakatund janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

1 armë zjarri automatike model 56, 4 krehëra pistolete dhe kallashnikovi.

1260 copë fishekë pistolete dhe kallashnikovi

3 motorra për mjete ujore me 300 kë fuqi,

3 automjete tip furgon, autoveturë dhe kamionçinë,

15.7 kg kanabis, 340 kubikë kanabis.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale ”Kontrabanda me mallra të tjera”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ”Prodhimi, shitja e narkotikëve”, dhe ”Kultivimi narkotikëve”, parashikuar nga nenet 174, 278, 283/1 dhe 284 të i Kodit Penal.