Vlorë, sekuestro preventive për 45 ha tokë në plazhin e Llamanit

491
Prokuroria e Vlorës vendos sekuestro preventive për 45 ha tokë në plazhin e Llamanit në Himarë. Sipas informacioneve, sipërfaqja ishte regjistruar si tokë pyjore kur ishte tokë bregdetare. Hetimet bëjnë me dije se kjo sipërfaqe toke, vlera e së cilës kap shifrën e 9 milion eurove, dyshohet se është përfituar në bazë të dokumenteve të falsifikuara. Kjo toke, për të cilën prokuroria ka vendosur sekuestro me lejen e gjykatës, përfshin zonën e plazhit të Llamanit dhe hapësirën majtas dhe djathtas tij.
Sigal