Vlorë – Rrëzohet palma, dëmton dy makina

465
Sigal

 

Një palmë në zonën e Skelës në Vlorë është rrëzuar
duke dëmtuar dy automjete të parkuara përgjatë bulevardit Vlorë- Skelë.


Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar por vetëm
dëme. Incidenti u shënua rreth orës 23:00 të së dielës, ndërsa sot në mëngjes
mjetet e shërbimeve publike ndërhynë për të zhvendosur automjetet dhe palmën e
rërzuar.


Prej dy vitesh rreth 1200 palma të llojit
Fenix janë dëmtuar , ndersa ende nuk jane hequr nga bulevardi Vlorë Skelë edhe
pse rrezikojnë çdo ditë për të shkaktuar incidente të tilla.