Vlorë/ Pushuesja rrëfen tmerrin: Nuk dinim ç’të bënim, vajza e mitur doli e pajetë nga deti

565
Një prej pushueseve në plazhin ku këtë të mërkurë ndodhi tragjedia ka folur për mediat dhe ka shpjeguar sesi e mitura 10 vjeçare u mbyt në plazhin e Portonovës.
Qytetarja shprehet se të gjithë ndodheshin në panik dhe nuk dinin se çfarë të bënin. Gruaja thekson se nuk i ka parë fëmijët kur kanë hyrë në ujë, por është alarmuar kur ka dëgjuar thirrjet për ndihmë, deri në momentin kur ka parë me sytë e veta, sesi e mitura ka dalë nga breku e pajetë nga duart e xhaxhait të saj.
Për më tepër lexoni rrëfimin e pushueses:
Nuk i pashë kur u futën në det vetëm i dëgjova kur thërrisnin për ndihmë. Të gjithë ishin të hutuar këtu, nuk dinim çfarë të bënim, si ti ndihmonim. Fillimisht hynë afër por nuk di si përfunduan atje, si duket i ka marrë rryma. Edhe ne që donim ti ndihmonim kishim frikë, por një grua hyri për ti ndihmuar, unë, dy burra të tjerë. Vajza nuk ishte e gjallë, e mbante për flokësh ai burri, xhaxhai. Vajzën tjetër nuk e pashë. Në det ishin dy fëmijët dhe ai burri.
Vajza 10-vjeçare që u mbyt ditën e sotme në Zvërnec ishte duke u larë së bashku me motrën e saj, me një dyshek plazhi, kur rryma ka filluar t’i tërheqë në thellësi. Njëra prej tyre arriti të dalë në breg, tjetra jo. Mësohet se nëna e tyre u nis për t’i shpëtuar por i ra të fikët në breg të detit.
Njoftimi zyrtar i policisë
Në Sallën Operative të Policisë ka ardhur një telefonatë se në vendin e quajtur ”Portanovë”, se tre shtetas të cilët ishin brenda në det kërkonin ndihmë.
Më ndihmën e pushueseve të rastit dhe të Policisë është bërë e mundur nxjerrja e tre shtetaseve nga deti, konkretisht shtetasja V.H., banuese në Kërkovë, sëbashku me 2 vajzat e saj, ku njëra nga vajzat, shtetësja A.H., 10 vjeçe ka ndëruar jetë, ndërsa vajzës tjetër i është dhëna ndihma e parë mjeksore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shtetësja V.H, është transportuar për të marrë ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal Vlorë.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sigal