Sigal

VLORË- Një sasi eksoplozivi është vendosur poshtë një automjeti në qytetin e Vlorës. Mësohet se makina ndodhet pranë Drejtorisë së Policisë së qytetit bregdetar, ndërkohë që pritet që forcat xheniere të bëjnë çaktivizimin e eksplozivit.

Lënda shpërthyese është vendosur poshtë një automjeti tip BMW me targë AA895TX.

Ka qenë qenë pronari i mjetit i cili ka konstatuar sasinë e dyshimtë, dhe menjëherë ka njoftuar uniformat blu.

Sakaq, forcat e policisë të mbëritura në vendngjarje, kanë nisur hetimet, ndërkohë që kanë shoqëruar pronarin e mjetit për ta marrë në pyetje.