Sigal

Një hajdut serial është arrestuar nga policia e Vlorës.

Vasil Papa, 19 vjeç, u ndalua të dielën e 19 Gushtit dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij iu gjetën 3 kaçavida dhe dy pasqyra automjetesh.

Pas verifikimeve u zbulua se ai i kishte vjedhur pasqyrat nga një automjet tip Benz.

Ndërkohë nga hetimet e kryera për Papën rezultoi se ai është gjithashtu autor i katër vjedhjeve të tjera në qytetin bregdetar të Vlorës.