Sigal

Një ngjarje e rëndë tronditi  vendin pasditen e sotme, ku 8 persona të njëjtit fis mbetën të vrarë në fshatin Resulaj të Selenicës, ndërkaq 6 të tjerë dyshohet se janë të plagosur.

Autori i krimit, 24 vjeçari i identifikuar si Ridvan Zykaj, mësohet sa ka lidhje farefisnore të brezit të dytë me viktimat, ndërsa viktimat janë kushërinj të parë dhe vëllezër me njëri-tjetrin.

Pavarësisht se ende nuk dihet motivi që çoi 24 vjeçarin drejt ngjarjes makabre, dyshimet paraprake janë për një konflikt të vjetër pronësie. Ndërkaq familja e autorit është marrë në pyetje, dhe po mbrohet nga policia për të shmangur një tjetër ngjarje të rëndë.