Vlorë, plagosi me thikë 2 persona, ndalohet 16-vjeçari

439
Sigal

Policia e Vlorës ka ndaluar një 16-vjeçar, pasi
akuzohet për plagosjen e dy bashkëmoshatarëve.

Në pranga ka rënë D.N., 16 vjeç, banues në Vlorë,
pasi gjatë ditës së hënë, pas një konflikti për motive të dobëta në lagjen
“Pavarësia”, ka plagosur rëndë me thikë, V.Ç, 15 vjeç si dhe bashkëmoshatarin
tjetër G.F., 15 vjeç, ky i fundit është plagosur më lehtë.

Dy të plagosurit janë dërguar në spitalin e Vlorës
për trajtim mjekësor, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën, 16-vjecari
akuzohet për “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.