Vlorë, plagoset me armë zjarri 28-vjeçari në “Kalin e Trojës”

557
Një person është plagosur më armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes në Vlorë në vendin e quajtur “Kali i Trojës”
Policia sqaron se: Rreth orës 19:50 ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Isa Boletini” pranë vendit të quajtur “Kali i Trojës” ku një person i paidentifikuar ende ka qëlluar me armë zjarri një shtetas tjetër me inicialet A.L., 28 vjeç, banues në Vlorë, i cili është plagosur në këmbë dhe ndodhet në Spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë shëndetësore.
Autori ka mundur të largohet duke përfituar nga errësira, por po punohet për kapjen dhe arrestimin e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet hetimore në lidhje zbardhjen dhe sqarimin e saj.
Sigal