Vlorë / Përmbytjet nga rreshjet e shiut shkaktojnë problematika

514
Sigal

Pas Durrësit, përmbytjet duket se kanë prekur Vlorën, rreshjet e vazhdueshme të shiut gjatë gjithë pasdites dhe mbrëmjes së të shtunës kanë shkaktuar problematika. Sikurse përherë, nën ujë e të kalueshme me vështirësi janë rrugët e lagjes Pavarësia në qendër të qytetit, kryesisht ato që lidhin aksin e Trasballkanikes me Bulevardin Vlorë – Skelë, të cilat përmbyten për shkak të disnivelit.

Rruga e Portit është e kalueshme vetëm me fuoristrada por jo me mjete të vogla, ndërsa nën pushtetin e ujit janë edhe akset e njohura si Albano e Romina apo dhe kryqezimi i ish- Shkollës së Naftës ne Lagjen “28 Nëntori”. Pavarësisht, angazhimit të ndërmarrjes së shërbimeve publike dhe pompave të hidrovorit që punojnë më kapacitet të plotë, intensiteti i rreshjeve po rikthen përmbytjet në qytëtin bregdetar. Shërbimet e bashkisë së Vlorës do të jenë në gatishmëri të plotë gjatë gjithë natës për të kontrolluar situatën e rreshjeve.

Video Player

00:00
00:27
Video Player

00:00
01:03