Vlorë, përkujtohet 70-vjetori i luftës së Drashovicës

1920
Sigal

Lufta e Drashovicës përbën njëkohësisht edhe betejën e parë frontale të Ushtrisë Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe forcave vullnetare territoriale, kundër pushtuesve gjermane

Beteja e Drashovicës apo siç njihet Lufta e Drashovicës është përplasja e parë frontale kundër pushtuesit nazifashist. Ngjarja u zhvillua nga data 15 shtator deri më 4 tetor 1943. Beteja u organizua nga Shtabi i Zonës së Pare Operative. Me kwtw rast ditwn e djeshme në fshatin Drashovicë, 15 km në lindje të Vlorës, u përkujtua 70-vjetori i asaj që në histori, njihet me emrin Lufta e Drashovicës. 70 vjet më parë në Drashovicë u zhvillua beteja e parë në shkallë qarku dhe ndër të parat dhe më të ashpra në shkallë vendi, kundër pushtuesit të ri nazist gjerman. Për nga objektivat, përfshirjen e gjerë të forcave partizane e atyre vullnetare territoriale, për kohëzgjatjen prej 19 ditësh (15 Shtator-4 Tetor 1943), kjo ngjarje zë një vend të rëndësishëm në historinë e Luftës Antifashistë Nacionalçlirimtare.  Më 9 Shtator 1943, forca të motorrizuara naziste gjermane, duke sulmuar nga Kakavija për në Gjirokastër, Tepelenë, falë epërsisë së teknikës së motorrizuar, mundën të dalin në Drashovicë e më pas në Vlorë. Lufta e Drashovicës përbën njëkohësisht edhe betejën e parë frontale të Ushtrisë Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe forcave vullnetare territoriale, kundër pushtuesve gjermane. Në betejën e Drashovicës morën pjesë forcat partizane e vullnetare territoriale të Qarkut të Vlorës, mes të cilave batalionet partizane “Ismail Qemali” e “Halim Xhelo”, çetat partizane “Halim Rakipi” e “Hodo Zeqiri”, si dhe forcat vullnetare territoriale të zonës e më gjerë.  Pas një beteje që zgjati për 19 ditë me radhë, forcat partizane në funksion të veprimeve taktike e strategjike për t’i shpëtuar rrethimit përballë epërsisë numerike e teknike të armikut, u tërhoqën në pozicione të reja. Në këtë luftë ranë 20 dëshmorë dhe mbetën 50 të plagosur.

Ceremonia

Me këtë rast, në afërsi të monumentit që përkujton këtë ngjarje u zhvillua një ceremoni, ku merrnin pjesë banorë të zonës, veteranë, pjesëtarë të familjeve të dëshmorëve, drejtues të pushtetit vendor, kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj. Nën tingujt e bandës frymore, u vendosën kurora e tufa me lule në monumentin që evokon këtë ngjarje, të restauruar nga skulptori Zeqir Alizoti. Për dimensionet dhe rëndësinë e Luftës së Drashovicës, folën kryetari i Komitetit të Veteranëve të Vlorës, Seit Jonuzaj, kryetari i Komunës së Kotës, Mëno Besimi, përfaqësues të Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, të Komitetit Kombëtar të Veteranëve. Kryesia e Shoqatës Atdhetare Patriotike “Labëria”, kishte akorduar “Certifikatë Mirënjohjeje”, për fshatin Drashovicë. Në koncertin spektakël që u dha me këtë rast, spikati prania dhe interpretimi i “Artistit të Popullit“, Mirush Kabashi.