Ndërsa prisnin të merrnin pjesë në një seancë gjyqësore mes tyre, palët e përfshira në proces janë përfshirë në një konflikt fizik mes tyre para godinës së Gjykatës Vlorë, duke përdorur edhe mjetet të forta ndaj njëri-tjetrit.

Për të qetësuar situatën kanë ndërhyrë forcat e policisë, të cilët kanë shoqëruar në ambientet e policisë vetëm njërin prej personave të përfshirë në këtë konflikt, pasi të tjerët janë larguar për t’i shpëtuar arrestimit.

Ndërkohë raportohet se 4 persona kanë mbetur të plagosur nga kjo ngjarje.