Vlorë, moti i keq nuk ndal trafikun e narkotikëve

492
Sigal

Policia e Vlorës thotë se zbuloi sot një automjet luksoz që lundronte në det dhe që dyshohet se kishte shërbyer për transportim narkotikësh në hapësirën detare me Italinë.

Hetimet e para policore flasin për dokumente jo të rregullta të mjetit dhe për një nyjë lidhëse në pjesën e pasme që mund të ketë shërbyer për tërheqjen e gomoneve që përdoren për transportin e marijuanës.

Në anën greke të kufirit, policia e Janinës dhe ajo e Kosturit njoftuan për bllokimin e disa dhjetëra kilogramëve marijuanëme prejardhje nga Shqipëria, ndërkohë që tre trafikantë shqiptarë u arrestuan.

Një ditë më parë policia shqiptare zbuloi marijuanë në një autobuz që udhëtonte drejt Malit të Zi me destinacion Gjermaninë, ndërkohë që sasi narkotikesh u zbuluan në disa zona të vendit.

Në ditët e para të Janarit, megjithë motin e keq dhe mjaft segmente të bllokuara, aktiviteti i trafikantëve të narkotikëve është intesifikuar. Sasia më e madhe e narkotikëve u zbulua në Portin e Gumenicës nga polica greke ku rreth 260 kilogramë marijuana, sipas policisë e futur nga Shqipëria, po transportohej me dy kamionë drejt Gjermanisë.

Sipas policies, sasitë e narkotikëvetë bllokuara i përkasin prodhimit të marijuanës që u kultivua vitin e shkuar masivisht në shumë zona në Shqipëri.