Vlorë/ Masakroi gruan me sëpatë, flet Lavdosh Sula: E vrava se më tradhtonte

914
Sigal

Lavdosh Sula i cili një ditë më parë vrau gruan e tij, Laureta Sula në banesën e tyre në Babicë të Vlorës është rrëfyer para organeve të hetimit.

“E vrava pasi dyshoja se më tradhtonte. E ndava, më erdhi sërish në shtëpi”, është shprehur ai.

Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme rreth orës 13:00 . “E vrava”, kanë qenë fjalët që vetë 56-vjeçari i ka thënë Policisë në telefon pak çaste pas ngjarjes, ndërsa uniformat blu kanë bërë arrestimin e tij.

Gjithçka ka ndodhur në banesën e çiftit, shumë pranë servisit të automjeteve që ata kishin në pronësi, ku edhe punonin të dy.

Çifti Sulo ka dy fëmijë, djalin 23 vjeç dhe një vajzë të mitur 12 vjeçe, të cilët nuk ishin në shtëpi në momentin e krimit.

Sipas Policisë, mësohet se fillimisht Lavdosh Sulo e ka qëlluar bashkëshorten me sëpatë, ndërsa më pas me mjete të forta, duke i shkaktuar plagë të shumta, kryesisht në fytyrë, që tregon për një krim urrejtjeje ndaj gruas së tij.

42-vjeçarja nuk ka pasur asnjë mundësi për të shpëtuar, pasi dëmtimet e shkaktuara ishin vdekjeprurëse për të.

Laureta Sulo u dërgua në Spitalin Rajonal të Vlorës në gjendje të rëndë, dhe ndërroi jetë vetëm disa minuta pas mbërritjes.

Më pas, trupi i saj u dërgua për në morgun e spitalit, ku pritet të kryhet dhe autopsia.