Një makinë është mbuluar nga flakët pranë fshatit Risli në Vlorë. Makina ka dalë nga rruga ku është përplasur në një kanal dhe për pasojë ka marrë flakë.
Drejtuesi i automjetit fatmirësisht ka dalë nga makina para se ajo të përfshihej nga flakët.
Zjarrfikësit po shuajnë zjarrin ndërkohë dhe policia po heton shkaqet e aksidentit duke marrë në pyetje drejtuesin e automjetit tip mercedes me targa VL 1836 C.