Vlorë, kapen 25 kg drogë në port

549
Një sasi prej 25 kg drogë është kapur mesditën e së martës në Portin e Vlorës, në një kamion që pritej të imbarkohej në tragetin e linjës Vlorë-Brindisi.
Sasia e drogës ishte fshehur në tetë vetratat e aluminit që ishin të ngarkuara në kamion, kur është pikasur nga policia në kontrollin e fundit, përpara se automjeti të hipte në traget. 
Policia ka ndaluar automjetin dhe ka shoqëruar drejtuesin, ndërsa sasia e drogës është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. 
Policia po punon për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik ndërkombëtar narkotikësh.
Sigal