Sigal

Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ishte shpallur në kërkim për drogë. Në kuadër të operacionit të koduar “THE TRUCK” u bë e mundur kapja e Albano Rakipit, banues në Vlorë.

Ai ishte shpallur në kërkim pasi në datë 29 janar të vitit të kaluar, gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës, në mjetin Kamion-Trailer me targë AA 8220S/AD801, në pronësi të firmës së tij, u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 425 kilogramë e 650 gramë, lëndë e dyshuar si Cannabis Sativa.

Gjithashtu, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendimin Nr.79, datë 22.03.2018, i ka caktuar shtetasit Albano Rakipi masën e sigurisë “Arrest me burg”. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Trafiku i Narkotikëve”, kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, parashikuar nga nenet 283/a/2, 25 dhe 22 të Kodit Penal.