Vlorë, IKMT shpërthim i kontrolluar mbi objektin pesë katësh

608
Kryeinspektorja e IKMT, Dallëndyshe Bici, ka caktuar ditën e shtunë (ora 13.00) për realizimin e shpërthimit të kontrolluar, për prishjen e objektit pesë katësh përballë kinoteatrit në Vlorë. Prej disa ditësh, ekspertët kanë punuar në trupin e këtij objekti, si dhe kanë studiuar terrenin përreth.
Specialistët shprehen se objekti paraqitej i vështirë për shkak të përmasës së kollonave, afërsisë me objekte të tjera, mungesën e mureve perinetrale dhe disa karakteristika të tjera teknike. Vetëm studimi për mënyrën e veprimit ka marrë dy ditë kohë.
Në trupin e objektit janë hapur 600 vrima, ku do të futen 40 kg eksploziv. Sipas specialistëve shpërthimi mund të arrijë në një rreze prej 150 metrash.
Banorët pranë këtij objekti, këshillohen që të mbajnë hapur dyert dhe dritaret në momentin e shpërthimit, me qëllim shmangien e thyerjes së xhamave nga forca goditëse. 
Sigal