Vlorë, IKMT shemb me shpërthim të kontrolluar godinën 5 katëshe

623
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka realizuar me sukses shembjen me shpërthim të kontrolluar të një objekti 5 katësh në Vlorë. Për këtë operacion u përdorën 15 kilogramë lëndë eksplozive e vendosur në 500 vrima të hapura në trupin e objektit.

Godina ishte skualifikuar nga ALUIZNI, ndërkohë që pengonte realizimin e projekteve me interes publik në këtë qytet. 

Ky është objekti i dytë që shembet me shpërthim të kontrolluar Brenda një kohe të shkurtër në Vlorë, pas shembjes së godinës përballë kinoteatrit. 

Kryenspektorja Dallëndyshe Bici, e ndodhur pranë këtij operacioni ka thënë se: Operacionet në Vlorë do të vijojnë me intensitet deri në fillim të sezonit turistik.
Sigal