Sigal

Rikthehen grabitjet me maska. Gjatë natës së kaluar në Vlorë, dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë dhunuar një 70-vjeçar dhe i kanë marrë një makinë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vranisht të Vlorës.

Mësohet gjithashtu se i moshuari jetonte vetëm, pasi fëmijët i ka në Itali, dhe është gjetur sot nga fqinjët e tij të lidhur me litar në banesë.

Policia ka nisur kërkimin e autorëve.