Sigal

VLORË – Gjykata e Vlorës dha masën e arrestit në burg për 24 vjecarin Ridvan Zykaj, autor i masakrës së në fshatin Resulaj, ku mbetën të vrarë 8 persona. Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura, ku të pranishëm ishin gjyqtarja Esmeralda Habilaj, prokurori i çështjes Saimir Smaka si edhe Renato Mehmetaj, avokat i caktuar kryesisht nga shteti,  pasi asnjë avokat nuk pranoi të marrë përsipër dosjen në ngarkim të tij. Mbi 24 vjeçarin rëndon akuza ‘Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave’, parashikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal, si edhe armembajtje pa leje.
Seanca gjyqësore në ngarkim të tij u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, forca të shumta të policisë kishin rrethuar gjykatën e Vlorës. Asnjë prej familjarëve të 24 vjecarit, i konsideruar si monstra e fshatit, nuk ishte i pranishëm në procesin gjyqësor. Ndërsa familja e tij mësohet se ka braktisur fshatin pas tragjedisë.
Ridvan Zykaj, u arrestua mëngjesin e të shtunës, në një aksion të FNSH, Policisë e RENEA-s. 24 vjecari nuk shfaqi pendësë për masakrën, ndërsa ironizoi me policiët duke u thënë se u vonuan shumë për ta arrestuar. Kujtojmë se para prangosjes, autori i masakrës komentoi edhe në rrjetet sociale. Ndërkohë sot, në sallën e gjyqit ai ka qëndruar i heshtur, nuk ka thënë asnjë fjalë. Gazetarët e kanë pyetur monstrën e fshatit Resulaj, se përse e kreu krimin, përse vrau fëmijët, por 24 vjecari nuk ka pranuar të flasë, ka qëndruar në heshtje duke i parë.

Skema e masakrës
Ridvan Zykaj, si fillim ka hyrë në oborrin e banesës së Besim Zykajt, ndërsa e ka gjetur kryefamiljarin aty dhe më pas ka hapur zjarr ndaj tij. Ai ka vrarë Besimin dhe gruan e tij, Vasilikën. Dora gjakatare e 24-vjeçarit ka shtënë edhe ndaj vajzës së Besimit, Sarës, 17 vjeçe, e cila qëndronte pak më larg prindërve dhe vëllain e saj të mitur, Ledjonin, vetëm 6 vjeç.
Pasi ka shuar familjen e parë, Ridvani ka ecur në drejtim të banesës së Demirit, (vëllait të gjyshit) ndërsa e ka vrarë atë teksa qëndronte në divan në ballkonin e shtëpisë, dhe më pas ka shtënë në drejtim të gruas së tij, duke e lënë dhe atë të vdekur në vend.
Ndërkohë, djali i Demirit, Azemi, pasi ka dëgjuar të shtënat me armë, ka dalë i tronditur bashkë me gruan për të parë se çfarë po ndodhte dhe iu drejtuan shtepisë se babait, por janë vrarë me breshëri plumbash të dy bashkë në rrugë.
VIKTIMAT
1- Demir Zykaj, 75 vjec (Vellai i gjyshit të autorit)
2- Ferie Zykaj, 72 vjece, (Gruaja e Demirit)
3- Besim Zykaj, 42 vjeç (Djali i demirit)
4- Vasilika Zykaj, (Gruaja e Besimit)
5- Sara Zykaj, 17 vjeçe (Vajza e Besimit)
6- Ledjon Zykaj, 6 vjec (Djali i Besimit)
7- Azem Zykaj (Djali i Demirit)
8- Afërdita Zykaj (Gruaja e Azemit)