Vlorë, gjoba e konfiskime kundravajtësve që kanë zënë hapsirat publike

522
Pas Tiranës edhe në Vlorë, Policia Bashkiake në bashkëpunim me Drejtorinë e Tatimeve nisi aksionin për lirimin e hapësirave publike në bulevardin kryesor, për të vijuar më tej në të gjithë qytetin.
Kreu i Policisë Bashkiake, Shpëtim Abedini shpjegoi se po largohen tavolinat e lokaleve që kanë zaptuar trotuaret.
Shpëtim Abedimi: “Po godasim në ato vende ku nuk i janë bindur urdhërit për heqjen e tavolinave dhe karrigeve nga hapësirat publike. Sot jemi në bulevardin Vlorë-Skelë dhe ditët në vazhdim do të vazhdojmë me akset që janë shumë problematike”
Aksioni për lirimin e hapësirave publike do të shoqërohet me penalitete që nga konfiskimi i sendeve të gjetura deri te gjobat.
Sigal