Sigal

Pas krimit makabër që ndodhi në fshatin Resulaj të Vlorës, ku autori qëlloi me kallashnikov 8 perosna të fisit, është prononcuar për mediat gjyshi i autorit, Kujtim Zyka.

Kujtim Zyka ka treguar se kanë qenë të gjithë në një drekë familjare, dhe autori i krimit ka qenë i pari, i cili është ngritur nga dreka.

“Ishim në drekë, në atë festë, ai piu një birrë dhe një tjetër e mori me vete. Unë u ngrita nga tavolina si plak që jam më shpjet, pas meje u ngrit edhe ky.

I thashë ça do bësh, më tha do nxjerr dhentë në stan. Prindërit i shkuan nga pas. Erdha dhe unë, nuk gjeta njeri në shtëpi. Më pas ngrihem dhe dëgjoj krismat, bam, bam, jo automatik.

Çfarë është kjo o djema? Janë llambarinat tek kazani i minerës i themi ne. Iku e ëma me të atin, ndërkohë unë vijë prapa si gjithmonë, shikojë tek djali asnjë njeri, vete tek djali i vëllait Azemi, penxheret hapur, nuk kishte asnjë njeri. Kur u ktheva që do shkoja tek byrazeri dhe pashë vëllain të shtrirë me kokë poshtë. I vrarë, e mora pastaj, dhe e ujdisa, ujdisa dhe kunatin, po më këtje pashë nipin, të shoqen e tij e gjeta në avlli.

Nipin dhe nusen i gjeta të vrarë në avlli. Ulërisja më kot, askush nuk më dëgjonte. Erdha tek byrazeri e gjeta përmbys. E rregullova, gjeta dhe gruan i ujdisa. Pastaj gjeta nuset. Të tërë i gjeta përjashta. Pastaj shkoj tek nipolli i vogël. Ajo ishte kujë e zez”, është shprehur mes lotësh gjyshi.

Më pas ka deklaruar se janë duke pritur njerëz për ngushëllime dhe se do të jetë i pranishëm në ceremoninë mortore.