Vlorë, digjet makina e një mjeku

586
Makina e mjekut radiolog të poliklinikës së Vlorës, Egli Veliu është djegur gjatë natës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen“15 tetori” të qytetit, rruga “Merjeme Gjomemo”, ku mjeti tip Opel me targa AA 851JN është përfshirë nga flakët.
Për pasojë pjesa më e madhe e mjetit është dëmtuar.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. 33-vjeçari Egli Veliu është mjek ne poliklinikën qendrore, përgjegjës i mamografisë.
Sigal