Sigal

Dy punonjës të OSHEE-së në qytetin e Vlorës janë plagosur nga djegie të rënda gjatë punës. Dy punëtorët ishin duke punuar për të riparuar një defekt në nënstacionin elektrik të qytetit.

Pakujdesia dhe ngritja e thikave për lidhjen e energjisë elektrike iu ka shkaktuar djegie të shumta në të gjithë trupin.

Dy punonjësit janë transportuar në spitalin e traumës në Tiranë ku po marrin ndihmën emergjente.

Po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.