Vlorë, asgjëson 7748 rrënjë bimë narkotike kanabis

500
Policia e Vlorës në sajë të një operacioni antikanabis të koduar “PETË”, ka bërë të mundur asgjësimin e 7748 rrënjë bimë narkotike “Canabis-sattiva”.
Burime nga policia informojnë se në bazë të rrugëve operative kanë zbuluar se në vendin e quajtur “Përroi i Llazos” rreth 100 larg fshatit Petë është gjetur bima narkotike e cila sapo ishte mbjellë.
Policia theksoi se u asgjësuan 4948 bimë narkotike me gjatësi 1-5 cm, ndërsa shumë pranë kësaj parcele janë gjetur edhe 2800 fidanë të mbjellë në kubikë të cilat ishin gati për tu kultivuar.
Policia ka bërë asgjësimin dhe po punon për identifikimin dhe arrestimin e kultivuesve të cilët akuzohen për veprën penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”.
Sigal