Vlorë, asgjësohen 352 bimë narkotike në 8 parcela

483
Policia e Vlorës zbuloi dhe asgjësoi sot 8 parcela me 352 bimë narkotike, ndërkohë që shpalli në kërkim një person që dyshohet të ketë lidhje me kultivimin e tyre.
Burime zyrtare të policisë bënë të ditur se parcelat me bimë narkotike kanabis sativa u zbuluan në fshatrat Kuç dhe Armen, respektivisht 60 km dhe 25 km në juglindje dhe lindje të qytetit të Vlorës, gjatë aksioneve të uniformave blu.
Pjesë e procedurave të këtyre veprimeve të policisë, ishte edhe asgjësimi përmes djegies i bimëve narkotike, që kishin arritur një lartësi deri në 150 cm.
Në përfundim të hetimeve paraprake, policia shpalli në kërkim 55-vjeçarin Besim Baraj, nga fshati Kuç, i cili rezulton të jetë pronari i tokës ku u zbulua një prej parcelave me kanabis.
Sigal