Vlorë, arrestohet një person, tjetri në kërkim, shkak transporti i 75 kg kanabis

484
Sigal

Një person është arrestuar në Vlorë, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi në mjetin me të cilin po udhëtonin ishin duke transportuar edhe 75 kilogramë kanabis sativa.

I arrestuar është shtetasi Kleant Xhaka, 22 vjeç, lindur në Lushnje, banues në Dhërmi, ndërsa është shpallur në kërkim një person tjetër, i cili u largua duke përfituar nga terreni i vështirë.

Policia informon se: Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, Policia e Vlorës ka konstatuar një automjet për të cilin dyshohej se transportonte lëndë narkotike në aksin rrugor Kotë-Drashovicë dhe iu është dhënë urdhër shtetasve (dy) që të ndalonin mjetin, por personat nuk i janë bindur urdhërit të punonjësve të policisë, duke vazhduar kështu lëvizjen në drejtim të fshatit Drashovicë. Gjatë ndjekjes nga policia, dy shtetasit kanë braktisur mjetin duke u larguar me shpejtësi por Policia ka bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit Kleant Xhaka (në hyrje të pyllit) ndërsa shtetasi tjetër (i identifikuar nga policia) ka mundur të largohet me vrap duke përfituar nga terreni i vështirë. Nga kontrolli dhe kqyrja që i është bërë automjetit tip “Fuoristradë-Toyota” me targë N856JLY, është gjetur një sasi me lëndë narkotike me peshë totale prej 75 kg (kilogram) e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Policia sqaron se lënda narkotike ishte vendosur nëpër thasë sintetikë qese plastike të zeza si dhe një pjesë tjetër e mbështjellë me natriban, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Po punohet për kapjen e bashkëpuntorit tjetër si dhe të personave të tjerë të implikuar në veprimtarinë e prodhimit dhe të shitjes së lëndëve narkotikëve.