Vlorë, arrestohet kreu i Inspektoratit të Ndërtimit

532
Policia e Vlorës arrestoi Kryeinspektorin e Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Vlorës, Kledjon Rama, të akuzuar nga Prokuroria për shpërdorim detyre. Sipas “Zërit të Amerikës”, Prokuroria e Vlorës tha se nga hetimet kanë rezultuar se vetëm për gjashtë muajt e parë të vitit 2017 janë referuar dhe regjistruar në regjistrin e veprave penale, 81 materiale për ndërtim të paligjshëm. Sipas Prokurorisë së Vlorës nga administrimi i materialeve rezulton se në asnjë prej rasteve Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit, pranë Bashkisë së Vlorës, nuk ka paraqitur kallëzim penal. Prokuroria ka pohuar se edhe “nga administrimi i dokumenteve pranë Inpektoratit në Bashkinë Vlorë, rezulton se ky institucion nuk ka mbajtur asnjë procedurë administrative në lidhje me 81 rastet”. Prokuroria e Vlorës ka ngarkuar me përgjegjësi Kryeinspektorin pranë Bashkisë së Vlorës, për veprime dhe mosveprime që përbëjnë mospërmbushje të detyrës dhe në kundërshtim me ligjin “Për Inspektimin e Ndërtimit”.
Sigal