Vlorë, arrestohet hajduti i çuditshëm… vidhte dyer!

735
Policia e Vlorës ka mundur të vërë në pranga Maringlen Lalajn, i njohur ndryshe dhe si hajduti i dyerve.
29 vjeçari së bashku me shtetasin me inicialet A.B, i shpallur në kërkim nga policia, vidhte dyert e duraluminit në një sërë lagjesh të qytetit të Vlorës. Policia madje ka arritur të sekuestrojë 4 dyer të vjedhura nga Lalaj, i cili tashmë është në pranga.
Njoftimi:
Finalizohet Operacioni Policor i koduar ”ÇMONTIMI”, ku është arrestuar një shtetas dhe shpallet në kërkim bashkëpuntori i tij
Specialistët e Seksionit të Hetimit për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë, kanë zhvilluar operacionin policor të koduar ”ÇMONTIMI”, ku e kanë finalizuar me kapjen dhe arrestimin e shtetasit :
Maringlen Lalaj, 29 vjeç, banues në Vlorë.
Shtetasi i mësipërm në bashkëpunim me shtetasin A.B., ( i cili është shpallur në kërkim), janë autor të vjedhjeve së disa dyerve (duralumin), të pallateve në lagjet ”Hajro Çakerri” dhe ”Pavarsia”, ngjarje të ndodhura në datat 2 dhe 5 Dhjetor 2017. Këta shtetas dyert e vjedhura i shisnin për qëllime perfitimi material.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 (katër) dyer.
Po vijon puna për dokumentimin ligjor të aktivitetit kriminal te këtyre shtetasve.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.
Sigal